Last Updated on 14/11/2026 by Monika
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës vendimtare kundër Bjellorusisë.
Gjatë prononcimit të tij, tekniku kuqezi u ndal te mungesa e Ylber Ramadanit, duke theksuar se nuk ka asnjë shqetësim dhe se ky është momenti ideal për lojtarët e tjerë që të tregojnë vlerat e tyre.
Sa i përket gjendjes fizike të Ernest Muçit, trajneri konfirmoi se sulmuesi nuk u stërvit me grupin dhe se pjesëmarrja e tij mbetet për t’u vlerësuar deri në minutat e fundit.
“Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për mungesën e Ramadanit. Të gjithë janë në lartësinë për të luajtur me Kombëtaren. Ndoshta është momenti i duhur për të luajtur edhe lojtarë të tjerë. Është mundësi e mirë edhe për ta. Muçi nuk u stërvit sot me ekipin dhe mbetet për tu vlerësuar gjendja e tij.
Në fakt është kundërshtari që na ka lodhur më tepër në këtë grup. Ka pasur një ecuri të mirë dhe ka vetëm një humbje ndaj nesh. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati dhe të vendosur. Kemi krijuar një identitet si skuadër dhe djemtë janë gati për të dhënë maksimumin”, deklaroi Maran./mxh
