Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maltë, ku 40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi dyshohet se ka gëlltitur lëndë narkotike në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Maltës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën paradite në zonën e ‘St. Pauls Bay’, gjatë një kontrolli rutinë rrugor nga efektivët e policisë.
Gjatë përleshjes, shqiptari dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike, duke e kthyer ndërhyrjen policore në një emergjencë spitalore.
Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët e konstatuan në gjendje kritike për jetën.
Policia zbuloi kokainë dhe dy thika, në posedim nga shtetasi shqiptar që jetonte prej vitesh në ishullin maltez./k.m
