Last Updated on 16/11/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Pothuajse gjysma e shqiptareve, u habit nga kërkesa e kreut të Partisë Socialiste kryeministrit Edi Rama, për “hedhjen në vote të përjashtimit nga çdo funksion në parti të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës”. Natyrisht përjashtimi dhe vendimi për këtë veprim statutor, erdhi pas devijacioneve të shpeshta dhe këmbënguljes së dy personave, lidhur me vijën politike të Partisë Socialiste. Si Elisa Spiropali ashtu dhe Plarent Ndreca, rezultojnë persona të “rrebeluar” muajt e fundit ndaj përgjegjësive që ata kanë si anëtarë të forumeve brenda Partisë Socialiste. Mua personalisht më duket një veprim normal, dhe një vendim bazuar mbi statutin e asaj partie, kërkesa e Edi Ramës. përjashtime të tilla ka në çdo parti politike në botë, madje edhe në vendin me demokraci të “kulluar” siç e quajmë ne, në SHBA.
Nuk janë të pakta rastet kur Trump, ka kërkuar, dhe ka përjashtuar nga partia emra dhe njerëz të spikatur në fushat e tyre, por që rezultojnë me devijacione dhe kundershtarë të ecurisë politike të partisë dhe vetë Presidentit të SHBA. Apo dhe përjashtime të tilla, do të përmendja në partitë politike në Francë, Itali, Gjermani, ku janë më të shpeshta. Eshtë diçka normale, por ja që ne shqiptaret në tranzicionin e tejzgjatur demokratik, na duket si “çmënduri të përjashtojmë dikë nga forumet e partisë, kur ai rezulton apatik dhe aspak zhvillues në jetën politike. Madje edhe kur rezulton kundërshtar dhe pengues, në punën e grupit qeverisës e drejtues të partisë. Në vitin 2014 dhe 2022, në Itali u shkarkuan nga funksionet e FDI (Fratelli d’Italia) 11 persona, të gjithë kontribues të asaj force politike, nga Levizja 5 Yjet (Movimento 5 Stelle) 8 të tillë nga të gjitha forumet, në Francë nga Partia Socialiste Franceze u përjashtuan përgjithmonë 9 themelues, të cilët mbetën anëtarë të thjeshtë të saj. etjjj.. Asnjë parti politike në botë, nuk zhvillohet mbi bazën dhe ekzistencën e franksioneve. Kjo për faktin sepse ajo mbetet kosto e madhe, kur ajo është në qeverisje.
Atëhere pse na bën kaq përshtypje, kërkesa e kreut të Partisë Socialiste Edi Ram ? Si mund të qeverisë ai, duke patur edhe brënda vetë grupit parlamentar, apo forumeve partiake, zëra kundër ? Eshtë e pamundur të, pasi mungon uniteti dhe disiplina politike, lind përçarja, dhe mungesa e autoritetit të liderit. Kjo padyshim sjell edhe bllokim të vendimarrjes dhe besimit të mbështetësve në bazë. Pastaj të mos harrojmë se, vendimi i Ramës në Asamble, erdhi pas disa tentativave për ti bashkuar dhe sheshuar zërat kundër brenda partisë. Ndaj gjithçka, ta shohim në funksion të një procesi normal që ndodh në çdo force politike, ndryshe abuzojmë me thashethemin, pa u bazuar mbi fakte.
