Last Updated on 16/11/2026 by EL
Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u shndërrua në një arenë tensioni në pasi dy të ftuar shkëmbyen fillimisht fyerje dhe më pas u përleshën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Incidenti shkaktoi reagime të forta.
Protagonistët e përleshjes ishin gazetari Boris Murazyan, i cili përfaqësonte opozitën, dhe politologu Harutyun Mkrtchyan, i cili mbështet kryeministrin e vendit, Nikol Pashinyan.
Tensioni shpërtheu gjatë emisionit “Debati i Madh”, i cili iu kushtua axhendës politike të forcave të bashkuara të opozitës. Përballja verbale u përshkallëzua shpejt, me dy burrat që shkëmbyen fjalë të ashpra dhe kërcënime, përpara se të ngriheshin nga vendet e tyre dhe të fillonin të shkëmbenin goditje.
Përplasja çoi në ndërprerjen e transmetimit dhe personelit të sigurisë iu desh të ndërhynte për të larguar dy pjesëmarrësit.
🇦🇲 A political discussion on Armenian television turned into a fight
Journalist Boris Muradyan and political scientist Harutyun Mkrtchyan got into a brawl live on Armenia’s state television after exchanging insults. https://t.co/0GoFqrlJHE
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 16, 2026
