Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar ndaj mënyrës së si kryeministri Edi Rama administron buxhetin e shqiptarëve, në kuadër të paketës së re fiskale të vitit të ardhshëm.
Sipas Zhupës në intervistën për ‘Syri TV’, ekziston një propagandë për numra të mëdhenj por prapa kuintave fshihen mekanizmi abuzimi me paratë e taksat e qytetarëve.
“Duhet kujtuar për qytetarët që kur flasim për buxhete të mëdhaja flasim për para më shumë që u merren qytetarëve, sepse buxheti nuk krijohet me shkop magjik apo me ndonjë punë të shtuar të qeverisë.
Punohet dhe shtohet nga para dhe tatimet që mblidhet nga TVSH-ja e qytetarëve shqiptarë dhe fatkeqësisht nuk u kthehen mbrapa në shërbime.”, tha Zhupa.
Zhupa thekson aferat që kanë përfunduar në dyert e SPAK-ut dhe në progres-raportin e KE-së.
“13 buxhetet e shkuara janë abuzuar, janë vjedhur, janë bërë çështje SPAK-u, çështje të Gjykatës Kushtetuese, çështje të raporteve të BE dhe nuk janë përkthyer në shërbime më të mira për qytetarët, në arsim më të mirë për qytetarët, në shëndetësi më të mirë për qytetarët, në kuluturë më të mbështetur për shtetin shqiptar.
Kemi një buxhet i cili po të krahasosh tenderat e majme të AKSHI-t, dikur në vitin 2022-2021 vinin dhe mburreshin me shifrat e mëdhaja që po i jepnin AKSHI-t si një risi për tekonologjinë e informacionit, si një risi për një Shqipëri që do ecte me hapat e dixhitalizimit dhe në fund këto u panë që u kthyen në konto bankare të qeveritarëve, në konto bankare të familjarëve të kreut të shërbimeve sekrete, në kështjella dhe avionë privatë për biznesmenëve të lidhur me pushtetin dhe në dosje të SPAK për korrupsion dhe për vjedhje dhe për konflikte interesi dhe për fshehje pasurie.”, nënvizoi Zhupa.
Për Zhupën, fondet publike rrezikojnë të shpërdorohen për pasurimin e mazhorancës dhe në funksion të blerjes së votës për zgjedhjet e 2027-s.
“Pra, ka bërë gjithçka për t’i marrë më shumë para shqiptarëve që në fund nuk do t’i përdorin për shqiptarët por do t’i marrin nga njëra dorë në tjetrën për tu pasuruar dhe për t’i përdorur këto në zgjedhjet e ardhshme lokale apo të përgjithshme si tregu i tyre për të marrë vota.”, shtoi Zhupa./mxh
