Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është përplasur nga një makinë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit, ku një automjet ka goditur një të moshuar që po lëvizte në këmbë.
Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me identitetin e të plagosurit, rrethanat apo gjendjen e tij shëndetësore./mxh
