Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
Plarent Ndreca, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në media, se ai është përjashtuar nga të gjitha forumet e Partisë Socialiste, referuar Asamblesë Kombëtare. Ndreca tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e forumeve të PS-së, me përjashtim të faktit që është drejtues politik në njësinë 14 në Tiranë. Ndreca kërkoi dhe një sqarim nga Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm në Partinë Socialiste, në lidhje me statusin dhe arsyet e përjashtimit të tij.
“Unë jam anëtar i Partisë Socialiste, por unë nuk kam qenë përveçse kur isha deputet i PS, anëtar i Asamblesë së PS, ndaj dhe nuk isha pjesëmarrës. Ishte një akt burracakërie, përmendja e emrit tim, kur unë nuk ishja pjesëmarrës, dhe nuk kisha mundësi që të përgjigjesha. Socialistët e dinë shumë mirë sesa kam bërë unë për kauzat e PS. Unë nuk jam anëtar i asnjë forumi në PS.
Drejtoj një zonë politike në Bashkinë e Tiranës, zonën e Astirit, që është njësia 14. Forumet drejtuese janë kryesia, Asambleja, Kongresi. Unë nuk jam anëtar i asnjë i këtyre forumeve, pyetja që mbetet është, cilin nen të statutit kam shkelur. Anëtarësinë nuk ma heq dot njeri. Jemi në 2026, dhe PS duhet të jetë më demokratike, më e hapur. Unë kam vërejtje dhe për zotin Klosi, që duhet të jetë garantuesi i rregullave të statutit të PS, nuk duhet të lejojë as kryetarin e Partisë që ta shkelë.
Kam bërë për PS më shumë se gjysma e qeverisë, e marrë së bashku, nuk jam i penduar për këtë, por ajo që po thoja është, çfarë është ajo që unë kam bërë? Mos të harrojmë një gjë, unë nga 2020 deri sot, vetëm 1 vit e gjysma kam qenë deputet. Jam përjashtuar nga forumet ku nuk kam qenë pjesë asnjëherë. Unë me PS do të kem të njëjtin raport, e kam mbrojtur sa herë që e kam gjykuar të drejtë”, u shpreh Ndreca./ad
