Last Updated on 17/11/2026 by EL
Ministria e Mbrojtjes vijon fushatën e rekrutimit në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përmes iniciativës “Ditët e Hapura”, e cila po zhvillohet në qytete të ndryshme të vendit për t’i njohur të rinjtë nga afër me mundësitë e karrierës ushtarake.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u bën thirrje të gjithë të rinjve që duan t’i shërbejnë vendit me krenari, të bëhen pjesë e radhëve të ushtrisë shqiptare.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo thirrje e hapur parashikon rekrutimin e 250 ushtarëve dhe detarëve aktivë.
Afatet kryesore të procesit të rekrutimit:
-
Afati i fundit i aplikimit: 15 janar 2027
-
Zhvillimi i stërvitjes bazë: 22 shkurt – 30 prill 2027
Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret dhe dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në Forcat e Armatosura, ftohen të informohen në qendrat e rekrutimit ose përmes kanaleve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes për të dorëzuar aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar./et












