Last Updated on 17/11/2026 by EL
Roli i agjentit legjendar 007 ka qenë një nga më të lakmuarit në historinë e kinemasë, por jo të gjithë aktorët që patën mundësinë ta interpretonin pranuan ofertën. Sipas mediave të huaja, mes emrave të njohur që refuzuan rolin e James Bond janë Clint Eastwood, Liam Neeson, Christian Bale, Adam West dhe Burt Reynolds.
Adam West, i njohur për interpretimin e Batman-it, refuzoi ofertën për filmin On Her Majesty’s Secret Service (1969), pasi besonte se agjenti 007 duhej të ishte britanik. Të njëjtin argument përdori edhe Clint Eastwood, të cilit iu ofrua roli për filmin Diamonds Are Forever. Edhe Burt Reynolds nuk pranoi të bëhej James Bond, duke ndarë të njëjtin mendim për origjinën britanike të personazhit.
Ndërkohë, Liam Neeson ishte në bisedime për rolin në filmin GoldenEye (1995), por vendosi të tërhiqej pas një ultimatumi nga partnerja e tij e atëhershme, Natasha Richardson, e cila nuk dëshironte që ai të merrte rolin. Një tjetër emër i madh është Christian Bale. Pavarësisht interesimit të producentëve pas suksesit të tij në American Psycho, aktori nuk dëshironte të interpretonte një tjetër personazh të lidhur me dhunën dhe vrasjet.
Në listë përfshihet edhe George Lazenby, i cili, ndonëse e interpretoi Bond-in në vitin 1969, refuzoi të rikthehej në filmat pasues, pasi besonte se popullariteti i personazhit do të binte. Këto zgjedhje tregojnë se edhe një rol ikonik si James Bond nuk ka qenë gjithmonë një mundësi e pakundërshtueshme për yjet e Hollywood-it./et
