Last Updated on 17/11/2026 by EL
Muzika në Itali në vitin 2025 ka gjeneruar 4,3 miliardë euro vlerë ekonomike mes kontributeve direkte dhe indirekte, sipas një studimi të platformës Pro Musica, e cila bashkon shoqatat më të mëdha industriale të këtij sektori.
“Sektori ka vazhduar të rritet pavarësisht sfidave, është një industri e mirëfilltë, me një zinxhir të jashtëzakonshëm ndikimi, siç është turizmi.” u shpreh komentoi Paolo Franchini, kryetar i Pro Musica, duke prezantuar të dhënat në Milano Music Week.
Specifikisht, nga këto 4,3 miliardë, 3 miliardë gjenerohen nga kontributet direkte, pra muzika fizike, digjitale, të drejtat e lidhura, koncertet live (të cilat vetëm ato vlejnë mbi 1 miliard), baleti (493 milionë) dhe efektet zanore (91,6 milionë)./et
