Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Tre persona u vranë në një përplasje avioni pranë skajit verior të parkut kombëtar Grand Canyon në Arizona. Qendra rajonale e komunikimit në Grand Canyon mori një raport për një avion të zhdukur Piper Comanche rreth orës 23:30 të së dielës.
Aeroplani dihej për herë të fundit se ndodhej në zonën Basin të North Rim të parkut, një pjesë e parkut me lartësi më të madhe dhe më pak të vizituar. Ekipet e kërkimit filluan kërkimin për avionin në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Zyrtarët thanë se gjetën rrënojat në zonën e Basinit rreth orës 10:15 të mëngjesit të së hënës. Të tre personat në bord të avionit kishin vdekur.
Shërbimi i Parkut Kombëtar (NPS) nuk i ka bërë të ditur identitetet e viktimave, duke thënë se kjo ishte për shkak të respektit për familjet e tyre.
Sipas zyrtarëve, avioni i rrëzuar u gjet pasi departamenti i sigurisë publike i Arizonës kreu një kërkim ajror duke përdorur vizionin natën dhe teknologjinë me rreze infra të kuqe me shikim përpara. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të hetojë shkakun e përplasjes me ndihmën e NPS, shtuan zyrtarët./mxh
