Mbrëmjen e sotme u zhvilluan shtatë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, të cilat prodhuan në total plot 20 gola.
Vëmendjen kryesore në Ligën A e morën përfaqësueset e Portugalisë dhe Norvegjisë, të cilat arritën të fitonin ndeshjet e tyre me përmbysje të vështira në transfertë.
Përballja më dramatike ishte ajo mes Danimarkës dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-3, pasi norvegjezët arritën të shënojnë golin e fitores në minutën e 96-të me anë të Haaland.
Po ashtu, Portugalia siguroi një fitore identike 2-3 përballë Uellsit, falë rrjetave të shënuara nga Bruno Fernandez, Neto dhe Forbes.
Për sa u përket takimeve të zhvilluara në Ligën B, Bosnja dhe Ukraina arritën të shfrytëzojnë faktorin fushë duke siguruar pikët e plota.
Boshnjakët mposhtën Rumaninë me shifrat 2-1, ndërkohë që ukrainasit kaluan Gjeorgjinë me rezultatin minimal 1-0.
Tre takimet e tjera të kësaj kategorie, përkatësisht ato mes Polonisë dhe Suedisë, Izraelit dhe Austrisë, si dhe Hungarisë me Irlandën e Veriut, përfunduan të gjitha me të njëjtin rezultat barazimi 1-1./k.m
