Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur mbrëmjen e sotme se PD-ja ende nuk ka një emër për bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se emri për bashkinë e Tiranës duhet të jetë një kandidat politik me angazhim politik të konsoliduar.
Ai ka shtuar më tej se PD-ja brenda këtij viti do të ketë të listën me të gjithë kandidatët në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet vendore.
“Nuk kemi asnjë para-kandidat për Tiranën. Për mua duhet të jetë një kandidat politik me angazhim politik të konsoliduar, me tregues të aftësisë profesionale në administrimin e punëve ku ka punuar deri më tani, dhe jo një person që nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e tij. Nuk mund të bëjmë eksperiment.
Unë kam parë që pjesë e flamingove apo studentëve, mbështetës të tyre janë pedagogë, mjekë, inxhinierë. Kanë një lloj profili. E ripërsëris që përsa i përket Bashkisë së Tiranës, nuk mund të bëjmë eksperiment që nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në menaxhimin e një pune.
Paralelisht me ofertën që do të ishte e logjikshme për çdo opozitar për një fron të përbashkët, PD ka nisur dhe procesin e brendshëm që nuk përjashton të parin për përzgjedhjen e kandidati, qoftë për kryetar bashkisë dhe për kandidatët për listat e këshillit bashkiakë. Brenda këtij viti do të kemi listën me të gjithë kandidatët për të gjithë Shqipërinë. Ka një shumicë brenda kryesisë që mendon që në këtë moment politik, primaret mund të sjellin fragmentarizim”, tha Bardhi./k.m
