Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka folur paraditen e sotme lidhur me buxhetin për vitin 2027. I ftuar në Syri Tv, Alizoti tha se buxheti i cili mblidhet nga taksat e njerëzve duhet të shpërndahet përsëri për njerëzit.
Ai u shpreh se kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri për shkak se qeveria e vendos sipas interesave të saj. Ndër të tjera shprehur kritika për bisedimet në Parlament ku tha se nuk diskutohet më por recitohet.
“Më vijnë aq shumë mendime sa që nuk e di kë të them të parin në lidhje me Buxhetin. Buxheti është kapitali kryesor që mblidhet nga taksat e njerëzve dhe pastaj shpërndahet për nevojat e njerëzve. Por këta që e kanë marrë këtë arkën me para, mendoj se janë hajdutët më të mëdhenj, janë piratët më të mëdhenj. Të gjithë Hajdutët e botës për të vjedhur një bankë, duhet të fikin sisteme, mendojnë, bëjnë plane si të hapin atë derën e çeliktë që mezi hapet. Këta e kanë “free” fare dhe e bëjnë edhe vetë buxhetin dhe si do ti harxhojnë paratë. Për ta kuptuar publiku. Pra kapitalin më të madh që ka populli dhe shoqëria e kanë këta në dorë. Dhe këta janë tani, plus kësaj që e kanë në dorë, janë edhe hajdutët rekordmenë. Ka kampionë. Por këta thyejnë çdo vit rekorde. Pra kalojnë veten çdo vit se këta nuk i kalon askush.
Problemi është që ka një elemente buxheti pa bërë teknikë, këta rrisin investimin tek PPP, po themi tek rrugët. Çfarë bëjnë, pasi tek rrugët vidhet. Edhe në Itali mafia dikur tek rrugët vidhte. Dhe çmimet e rrugëve që ka Shqipëria kalojnë edhe ato të Neë Yorkut, pra vendet më të pasura të botës. Pra kanë gjetur një element që të vjedhin më shumë e kanë rritur buxhetin. Tek pensionistët. Pensionistët tanë janë më pak se gjysma se sa i gjithë rajoni, nuk shkojmë ne Evropë se ajo është Kozmos.
Dhe i gjithë ky buxhet i bërë nga këta. Unë e kam thënë me dy fjalë në fund meqë prezantoja dje kolegët, që njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira. Aty folën ekspertët e ekonomisë, dhanë detaje, shifra, por për sytë e njerëzve ata që kanë grabitur kaq shumë, babëzia e tyre është kthyer ne sëmundje. Ky është problemi që u diskutua. Ai nuk është me një parlament diskutimi. Është filluar që në mëngjes e deri ne fund vetëm është recituar. Pra po marr atë pjesën e pushtetit”, tha Alizoti./k.m
