Gazetari shqiptar Ervin Baku ka pësuar një aksident automobilistik të premten në Tiranë. Baku, i cili mbulon fushën e sportit, sapo kishte dalë nga shtëpia kur është aksidentuar nga një autobus me targat e Maqedonisë së Veriut.
Pas kësaj ngjarje Baku është dërguar me urgjencë në spitalin e ‘Traumës’ ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit ai ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërsa me të mbërritur në spital i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, ndërsa aktualisht po mbahet në monitorim.
‘Kam parë vdekjen me sy,’-thotë Baku.
Ervin Baku është gazetar i sportit shqiptar me një karrierë mbi tri dekada në median e shkruar, televizion dhe radio. Rrugëtimi i tij profesional nisi më 22 shkurt 1991, kur botoi shkrimin e parë në gazetën Sporti Popullor./k.m
