Ministri i Punëvë të Brendshme, Ervin Demo, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga angazhimi i efektivëve të Policisë në rrugët e Tiranës, në ndihmë të qytetarëve shqiptarë dhe vizitorëve në vende të ndryshme të kryeqytetit.
“Për një të moshuar që kalon rrugën, krahu i një polici është ndihmë dhe siguri. Për një vizitor, një buzëqeshje dhe një foto është pjesë e mikpritjes së Tiranës”, shkruan ministri Demo.
Ministri ka falenderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe përkujdesjen ndaj qytetarëve, duke theksuar se besimi te uniformat blu ndërtohet çdo ditë, edhe përmes veprimeve të tilla.
“Njerëzit duhet ta ndiejnë se kanë pranë dikë që i respekton dhe është gati t’i ndihmojë”, përfundon ministri i Brendshëm.
Postimi i plotë i ministrit Demo:
Mirëmëngjes,
Për një të moshuar që kalon rrugën, krahu i një polici është ndihmë dhe siguri. Për një vizitor, një buzëqeshje dhe një foto është pjesë e mikpritjes së Tiranës.
Besimi te Policia ndërtohet çdo ditë, edhe përmes këtyre gjesteve.
Njerëzit duhet ta ndiejnë se kanë pranë dikë që i respekton dhe është gati t’i ndihmojë.
Faleminderit atyre punonjësve të Policisë që e tregojnë këtë me punën e tyre.
Ditë të mbarë të gjithëve!/k.m
