Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Shorti i hedhur në Nion ka përcaktuar çiftet çerekfinale të fazës finale të Ligës së Kombeve për edicionin 2026-2027.
Përballja kryesore e kësaj faze do të jetë ajo mes Spanjës dhe Francës, ndërsa në çiftet e tjera janë Holanda kundër Portugalisë, Belgjika përballë Gjermanisë dhe Anglia kundër Norvegjisë.
Gjatë ceremonisë u përcaktua edhe rruga drejt finales, ku fituesi i sfidës Spanjë-Francë do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Holandë-Portugali. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen fituesit e dueleve Belgjikë-Gjermani dhe Angli-Norvegji.
Sipas kalendarit zyrtar, ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në muajin mars, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja e madhe janë programuar në muajin qershor. Përveç Ligës A, shorti përcaktoi edhe përballjet për qëndrimin apo rënien në ligat e tjera, ku përfshihen ndeshjet Bosnjë-Danimarkë, Irlandë-Kroaci dhe Qipro-Maqedoni.
Kombëtarja e Shqipërisë siguroi ngjitjen direkte në Ligën B, pasi e mbylli Grupin C1 në vendin e parë duke grumbulluar 15 pikë në 6 ndeshje. Ky rezultat u ka dhënë kuqezinjve edhe të drejtën për “Play Off”-in e Kampionatit Europian, shorti i të cilit do të hidhet pas përfundimit të eliminatoreve./mxh
