Khloe Kardashian ka folur hapur për jetën e saj sentimentale në podcastin “Khloé in Wonder Land”, në episodin e publikuar më 18 nëntor. Ylli 42-vjeçar zbuloi se nuk ka dalë në një takim prej pesë vitesh dhe se e sheh veten te koncepti i demiseksualitetit.
Gjatë bisedës me mikun e saj të vjetër, Simon Huck, ai i shpjegoi se demiseksualiteti nënkupton se një person ndien tërheqje romantike dhe intime vetëm pasi krijon një lidhje emocionale me dikë. Sipas tij, ky përkufizim i përshtatet edhe Khloes.
“Unë nuk mendoj se kam pasur ndonjëherë një lidhje për një natë. Më kujtohet. Jam demiseksuale?”, u shpreh ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si i përjeton marrëdhëniet.
Khloe pranoi se nuk e ka të lehtë të përfshihet në njohje apo marrëdhënie rastësore, por kjo nuk do të thotë se nuk i mungon afërsia me dikë.
“Dua vetëm që dikush të më puthë ndonjëherë”, tha ajo.
Kardashian ka folur edhe më parë për periudhën e gjatë që po kalon pa një lidhje. Vitin e kaluar, ajo tregoi se në dhjetor do të mbushte katër vite pa marrëdhënie seksuale.
Marrëdhënia e saj e fundit e njohur ishte me ish-basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën True dhe djalin Tatum./mxh
