Nëse ka një moment kur stili francez bëhet edhe më interesant, është dimri. Veshjet marrin më shumë shtresa, kombinimet bëhen më të kuruara dhe detajet elegante zënë vendin e parë. Teksa sezoni i ftohtë po afron, vajzat franceze kanë nisur të përqafojnë disa tendenca që premtojnë të dominojnë garderobën e dimrit 2026-2027.
Nga xhaketat me jakë gëzofi te pantallonat prej kadifeje, ja tetë prej tyre që ia vlen t’i kesh parasysh.
1. Xhinset me bel të ulët dhe funde të zgjeruara

Janë një alternativë interesante për modelet klasike dhe krijojnë një pamje me nuanca vintage, pa shumë përpjekje.

2. Motivi i njollave të dalmatit

Mund ta zgjedhësh në këpucë apo aksesorë, për t’i dhënë pak më shumë karakter një kombinimi të thjeshtë.

3. Xhaketat me jakë gëzofi

Xhaketat me jakë të tillë i japin veshjes një pamje më elegante dhe paksa dramatike, pa pasur nevojë për shumë aksesorë të tjerë.

4. Pantallonat prej kadifeje

Kadifeja nuk është vetëm për fustanet e mbrëmjes. Këtë sezon, pantallonat prej këtij materiali po shfaqen si një zgjedhje elegante për festa, dalje dhe kombinime të përditshme. Mjafton t’i shoqërosh me një bluzë të thjeshtë ose një xhaketë interesante.

5. Palltot me kopsa dekorative

Ky detaj i jep veshjes një pamje klasike, por jo të mërzitshme, dhe është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë edhe një pallto të zakonshme të duket më e veçantë.

6. Fundet me thekë puplore

Për ato që duan diçka më festive, fundet me thekë të lehtë që ngjajnë me pupla janë një nga zgjedhjet e sezonit. Lëvizja dhe tekstura e tyre e bëjnë kombinimin më interesant, sidomos për daljet e mbrëmjes.

7. Bluja kobalt

Mund ta përfshish në pantallona, shall apo një aksesor, nëse nuk dëshiron ta përdorësh në një veshje të plotë.

8. Pulovrat me jakë të lartë dhe zinxhir

Pulovrat me jakë të ngritur dhe zinxhir të shkurtër janë ndër zgjedhjet e preferuara për kombinimet e përditshme. Janë praktike për ditët e ftohta, por kanë edhe atë pamjen sportive dhe të kuruar që i bën të përshtatshme për shumë kombinime./k.m

