Last Updated on 21/11/2026 by EL
Edhe këtë të shtunë po mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur disa qytetarë dhe studentë, në vijim të tubimeve të zhvilluara në ditët e fundit.
Protestuesit janë vendosur fillimisht në “Rrugën e Durrësit”, ku kanë bllokuar për disa momente qarkullimin e automjeteve. Policia u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën dhe i ka zhvendosur në trotuar, por ata janë rikthyer sërish në rrugë, duke bllokuar sërish qarkullimin.
Ndërkohë, policia ka krijuar një kordon sigurie në të dy anët e “Rrugës së Durrësit”./ET
