Last Updated on 21/11/2026 by EL
Lara Colturi është emri që po e vendos Shqipërinë në hartën e skive botërore. E lindur në Torino të Italisë, më 15 nëntor 2006, skiatorja shqiptare ka arritur të ndërtojë një karrierë mbresëlënëse në një prej sporteve më të vështira dhe konkurruese, duke u përballur me emrat më të mëdhenj të skive alpine.
E bija e ish-kampiones olimpike Daniela Ceccarelli dhe e trajnerit Alessandro Colturi, Lara u rrit në një familje ku skitë ishin pjesë e përditshmërisë. Nëna e saj, Daniela, fitoi medaljen e artë olimpike në disiplinën Super-G në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002, në Salt Lake City.
Kane operohet në kyçin e këmbës, premton rikthim të shpejtë
Megjithëse ka lindur dhe është rritur në Itali, Lara vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ky vendim erdhi në vitin 2022, kur ajo nisi të garonte me flamurin kuqezi, duke u bërë një prej sportisteve më të rëndësishme të përfaqësimit shqiptar në sportet dimërore.
Talenti i saj u shfaq shumë herët. Në vitin 2023, në Kampionatin Botëror të të Rinjve në ski alpine, Lara fitoi medaljen e artë në disiplinën Super-G, duke u shpallur kampione e botës për të rinj. Në të njëjtin kompeticion mori edhe medaljen e bronztë në sllallomin gjigant.
Ajo konfirmoi se suksesi nuk ishte rastësi, duke vijuar me rezultate të rëndësishme edhe në vitet pasuese. Në sezonin 2024-2025, Colturi arriti të ngjitej disa herë në podiumin e Kupës së Botës, duke përfunduar ndër pesë skiatorët më të mira në renditjen e përgjithshme të sllallomit gjigant./ET
