Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti me të ardhurat më të larta nga paga në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Sipas shifrave të publikuara nga Sindikata e Futbollistëve, ylli argjentinas mban bindshëm vendin e parë në listën e lojtarëve më të paguar.
Sulmuesi i Inter Miamit përfiton 28.3 milionë dollarë në vit, rreth 8 milionë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Kontrata e tij me klubin amerikan është e vlefshme deri në vitin 2028. Kjo shumë përfaqëson vetëm pagën e tij dhe nuk përfshin të ardhurat nga marrëveshje apo aktivitete të tjera komerciale.
Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili përfiton 19.51 milionë dollarë në vit, ndërsa podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann me një pagë vjetore prej rreth 13.94 milionë dollarësh. Kështu, Messi ruan distancën e konsiderueshme nga rivalët e tij, duke mbetur emri më i paguar në futbollin amerikan./ET
