Last Updated on 21/11/2026 by EL
Ka përfunduar ndeshja në “Air Albania” mes Partizanit dhe Vllaznisë, me shkodranët që kanë triumfuar me rezultatin 0-1, falë një goli të shënuar nga pika e penalltisë.
Autori i golit ishte sulmuesi Bekim Balaj, i cili u tregua i saktë nga 11-metërshi.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e 6-të të renditjes, me 15 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e fundit, me 10 pikë./et
