Kjo e shtunë ishte krejtësisht e errët për Lionel Messin. Inter Miami u mposht në ndeshjen e parë të playoffit të MLS ndaj Columbus Creë me rezultatin 3-0, në ndeshjen që u parapri me ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Këpucës së Artë për argjentinësin.
Por ai që ka ngjallur shumë diskutime ishte një përplasje mes vetë Lionel Messit dhe një prej kundërshtarëve të tij, Gonzalo Tapia.
Kapiteni i Inter Miamit i hodhi topin në fytyrë gjatë ekzekutimit të një rivënie anësore dhe mës pas protestoi te arbitri për një prekje të supozuar të topit me dorë nga kundërshtari.
Megjithatë arbitri vendosi të mos marrë masa drastike dhe e sanksionoi Lionel Messin, por edhe Tapian me karton të verdhë./k.m
