Last Updated on 22/11/2026 by Monika
Rreth 400 gramë kokainë janë sekuestruar në dy banesa në Gramsh, gjatë një operacioni të Prokurorisë së Elbasanit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata dyshohet se, pavarësisht kësaj mase, vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Hetimet nuk janë përqendruar vetëm te dy personat, por edhe te efektivët e policisë zonale. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontrollet për të verifikuar nëse personat nën arrest shtëpie respektonin kufizimet e vendosura nga gjykata.
Sipas informacioneve, njëri prej dy të dyshuarve ka qenë i përfshirë edhe më parë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni vijon./mxh
