E papritur te skuadra e Sopotit në Kategorinë e Parë, ku trajneri Rraman Hallaçi ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit.
Vendimi i teknikut vjen menjëherë pas humbjes 0-2 që skuadra nga Librazhdi pësoi në shtëpi përballë Korabit.
Hallaçi e bëri publik largimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar dorëheqjen dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin.
POSTIMI:
“Përshëndetje. Sot vendosa të ndërpres bashkëpunimin me Sopotin! Dua të falënderoj Kryetarin e Bashkisë Z.Mariglen Disha, gjithashtu Z.Agron Gega, Z.Fatjon Xhafa, Z.Besnik Kola, Z.Elson Malluta, Z.Enver Shkurti, Z.Bujar Rroca. Faleminderit zonjat dhe zotërinjtë e Librazhdit për mikpritjen ndaj meje. Falënderoj shumë tifozët special të Sopotit, janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Suksese kapitenit dhe e gjithë skuadrës në vazhdim”, shkruante Hallaçi në postimin e tij./mxh
