Këshilli i Atlantikut të Veriut do të mblidhet të hënën në selinë e NATO-s, pas shkeljes së pretenduar të hapësirës ajrore polake nga Rusia të premten.
Një raketë u rrëzua pranë fshatit Nowy Lipowiec, rreth 45 km kufirit midis Polonisë dhe Ukrainës. Sipas kryeministrit polak Donald Tusk, incidenti nuk duket të ketë qenë aksidental dhe besohet se bëhet fjalë për një provokim të qëllimshëm.
Në lidhje me takimin, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, shkroi në platformën X se Polonia do të paraqesë propozime dhe do të identifikojë opsione të reja veprimi si përgjigje ndaj agresionit rus.
“Në të ardhmen e afërt, do të kemi mbështetje të fuqishme nga aleatët tanë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e kufirit tonë lindor,” thuhet në postim.
“Mund të garantoj se NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak,” i tha të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, agjencisë polake të lajmeve PAP.
Rutte theksoi se kreu i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të bëjë gjithçka për të identifikuar kërcënimet ndaj aftësive të mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe do të zbatojë përshtatjet e nevojshme nëse është e nevojshme./AD
