Kim Kardashian ka tërhequr të gjithë vëmendjen në Las Vegas, ku është shfaqur me dy veshje të guximshme prej lëkure, teksa mbështeste partnerin e saj, pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Ylli 46-vjeçar i reality show-ve u shfaq fillimisht me një kostum të kuq prej lëkure, të përbërë nga xhaketë dhe pantallona të ngushta, që theksonin format e saj trupore. Më vonë, ajo ndryshoi pamjen duke zgjedhur një version të zi të të njëjtit stil, raporton Daily Mail.

Kim e kompletoi paraqitjen me syze të errëta, taka të mprehta dhe flokët e gjatë të zinj të drejtuar në mënyrë elegante. Me dy paraqitjet e saj, ajo u kthye në një nga personazhet më të komentuar gjatë fundjavës në Las Vegas.

Ylli amerikan ishte në qytet për të mbështetur Hamiltonin, me të cilin është përfolur për një lidhje romantike që prej shkurtit të këtij viti. Marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, ndërsa dyshja tashmë nuk e fsheh më afrimitetin.

Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen është edhe afrimiteti i pilotit britanik me katër fëmijët e Kim Kardashian, të cilët ajo i ka nga martesa e mëparshme me reperin Kanye West.
“Fëmijët e të dashurës sime, më pëlqen të kaloj kohë me ta. Ajo ka katër, kështu që kaloj kohë duke luajtur me këta fëmijë. Këtë vit u bleva edhe një qen, kështu që Halo i vogël është anëtari më i ri i familjes”, u shpreh piloti i Formula 1.

Kim është nënë e North, 13 vjeç, Saint, 10 vjeç, Chicago, 8 vjeç dhe Psalm, 7 vjeç.
“Jam vërtet shumë e lumtur”, Kim flet për romancën e re.
Edhe Kim Kardashian ka dhënë sinjale se kjo marrëdhënie po ecën në drejtimin e duhur. Gjatë një episodi të reality show-t “The Kardashians”, ajo pranoi se ishte shumë e lumtur me jetën e saj sentimentale.

Sipas raportimeve, Kim ka shoqëruar Hamiltonin edhe në disa gara të Formula 1 këtë sezon, përfshirë Çmimin e Madh të Monakos, Singaporit dhe tashmë Las Vegasit.
Dyshja është parë gjithashtu së bashku në Japoni, Paris dhe në një hotel luksoz në Cotswolds të Anglisë./k.m
