Last Updated on 23/11/2026 by Klara
Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut kanë marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI). Në këtë aktivitet ushtarak morën pjesë gjithashtu trupa nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi, ku thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në stërvitjet e përbashkëta shumëkombëshe. Sipas tij, këto angazhime kontribuojnë në rritjen e ndërveprueshmërisë, konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e gatishmërisë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët.





