Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është lënduar pas shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.
I lënduari është transportuar fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e ushtarit është stabile.
“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla./mxh
