Last Updated on 24/11/2026 by Monika
Mesfushori i Milanit, Luka Modric, ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe detyrohet të qëndrojë jashtë fushave.
Futbollisti kroat nuk do të jetë në dispozicion të kuqezinjve për takimin e së enjtes në transfertë kundër Olympiacos, i vlefshëm për Europa League.
Modric i ndjeu shqetësimet në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Frosinones, ku pësoi dëmtimin muskulor. Përveç mungesës në sfidën europiane, në dyshim mbetet edhe prania e tij në takimin e ardhshëm të Serie A kundër Cagliarit.
Aktivizimi i mesfushorit në këtë përballje do të varet nga ecuria e rikuperimit gjatë ditëve në vijim. Stafi mjekësor i Milanit nuk dëshiron të nxitojë rikthimin e kroatit dhe do të presë rikuperimin e tij të plotë.
Synimi i klubit është që lojtari të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet pasuese, me objektiv rikthimin në fushë për sfidën ndaj Parmës. Prioritet i kuqezinjve mbetet shmangia e rrezikut të një dëmtimi më serioz ose e një rikthimi të parakohshëm që mund ta mbante mesfushorin më gjatë larg fushave./mxh
