Last Updated on 24/11/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga ‘Foltorja e Ripërtëritjes’ se, kryeministri Edi Rama i ka kohërat e numëruara.
Gjatë fjalës së tij në Durrës, Berisha e cilësoi kreun e qeverisë si ‘e keqja më e madhe’ duke u shprehur se, ‘regjimi’ i tij përbën rrezik ekzistencial për Durrësin, Tiranën dhe Shqipërinë.
Berisha:
“E bëra këtë analizë për të theksuar se nuk jemi në një krizë të thellë, por është një analizë shpresëdhënëse.
Jemi në agun e një fitoreje mbarëshqiptare.
Rama i ka kohërat e numëruara; regjimi i tij është sot regjimi më i diskredituar në Evropë dhe botë.
Jemi në një moment kritik ku çdo qytetar shqiptar ftohet të bashkohet kundër kësaj të keqeje më të madhe.
Në qoftë se ne kemi qëndruar të pamposhtur, nuk është se nuk e ndiejmë lodhjen, por ne na mban të fortë besimi ynë tek e vërteta.
Ne mbrojmë të vërtetën, ne gjatë gjithë kohës kemi mbrojtur të vërtetën që kemi besuar. Sot, më tragjikja është se Edi Rama dhe regjimi i tij përbëjnë rrezik ekzistencial për Durrësin, Tiranën dhe Shqipërinë.
Para se të vija këtu më pyeti gazetari (për Durrësin), i thashë: “A ka qytet të dytë që të ketë pësuar atë që ka pësuar Durrësi nga betoni i Gjushit dhe i qeverisë?
Edhe 100 vite burg meriton ai.”/mxh
