Shtatë ndeshjet e raundit të pestë në Ligën e Kampioneve, prodhuan gola të shumtë të shënuar, ku nuk munguan edhe surprizat.
Real Madrid fitoi 5-1 me përmbysje ndaj PSV Eindhoven. Madrilenët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, por reaguan në pjesën e dytë. Mbappe shkëlqeu me dopietë, ndërsa golat e tjerë u shënuarn nga Valverde, Bellingham dhe Vinicius.
Arsenal u ndal në barazim 1-1 na Borussia Dortmund në shtëpi. Gyokeres zhbllokoi takimin në minutën e 10-të me një supergol nga jashtë zone, por gjermanët barazuan me Beier në fillimin e pjesës së dytë.
Napoli bëri surprizën në Angli, duke i marrë një barazim 2-2 Manchester Cityt. Italianët kaluan dy herë në avantazh, por në të dyta rastet “qytetarët” ia dolën të barazojnë.
REZULTATET:
Arsenal-Dortmund 1-1
Como-AEK 1-0
Man City-Napoli 2-2
Real Madrid-PSV 5-1
Leipzig-Lens 3-1
Feyenoord-Porto 0-1
Slovan Bratislava-Betis 0-2/k.m
