Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, është djegur pjesërisht një automjet tip “Toyota”, në pronësi të një kompanie.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në një kosh plastik mbeturinash dhe më pas ka përfshirë automjetin e parkuar pranë tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit./k.m
