Sipas mesazheve që thotë se i kanë ardhur pas mbledhjes së djeshme të grupit të PS, Elisa Spiropali shprehet se 40 vetë nuk kanë ngritur dorën për përjashtimin e saj.
“Dje në mbledhjen e grupit parlamentar 40 vetë as e kanë ngritur dorën, kishte një legjitimim të një vendimmarrjeje individuale. Evropa nuk është një akt burokratik i plotësismit të disa listave, është standard, liri, kurajë për të ndryshuar situatën tënde, por sot a ka shanse ta ndryshosh kur përqendrimi i pushtetit është kaq i madh sa njerëzit ndihen të përjashtuar? Si i kemi sot institucionet? Gëzon respekt institucioni i Kuvendit?”, tha Spiropali./k.m
