Last Updated on 25/11/2026 by Klara
Elisa Spiropali s’ka ndërmend ta braktisë Partinë Socialiste, as pas përjashtimit. Ajo shprehet se u qëndron parimeve të majta dhe duhet të largohen vetëm ata që kanë abuzuar me pushtetin. Ajo bën thirrje që socialistët të bëhen bashkë kundër modelit të qeverisë dhe mos të kthehen pas.
“Unë jam një socialiste e bindur, jam progresiste, e majtë, por e konsideroj veten edhe një shqiptare të mirë, patriote të këtij vendi. Nuk di që në detyrat e mia publike të kem bërë ndonjë turp, përkundrazi. Do ta bëj betejën time aty sepse duhet të largohen ata që i kanë rënë Shqipërisë në qafë, ata, vendimmarrja e të cilëve ka ndikuar në jetën e njerëzve, që kanë abuzuar me pushtetitn, që tregojnë arrogancë, që sot deputetët e PS kanë frikë të pinë kafe me njëri-tjetrin sa i kërkon përballjes publike. Nuk kam arsye të largohem nga fronit. U bëj thirrje të gjithë socialistëve, jo kthimit pas në reminishencat e 1974, por ata që besojnë që PS dhe e majta shqiptare i kanë rrënjët te Fan Noli dhe jo te Koçi Xoxe, te socializmi demokrat, progresizmi, lufta për njerëzit, çfarë lidhje kanë socialistët me këto sjellje që nuk i bëjnë nder PS? Unë kam vënë fytyrën, jetën, kohën dhe nuk pendohem, mbaj përgjegjësitë e mia. U bëj thirrje atyre që duan ndryshimin, kjo s’është çështje e një njeriu, është çështje e modelit. Ata që dalin në rrugë thonë nuk na përfaqësoni, si t’i përfaqësojmë ne? Ata vetë s’kanë guxim të shohin njëri-tjetrin në sy për vendimmarrjen”, tha Spiropali./k.m
