Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të, ndërsa urimi i motrës së saj të madhe, Gamze Erçel, nuk ka kaluar pa vëmendje.
E njohur për rolet në serialet e suksesshme si “Güneşin Kızları”, “Aşk Laftan Anlamaz”, “Azize” dhe “Sen Çal Kapımı”, Hande ka arritur të fitojë një bazë të madhe fansash, duke u kthyer në një nga aktoret më të komentuara të ekranit turk.
Në këtë ditë të veçantë, Gamze Erçel ka zgjedhur ta urojë motrën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një mesazh mjaft të ndjerë. “Gëzuar ditëlindjen, gjysma ime tjetër. Të dua shumë”, ka shkruar ajo, duke shprehur edhe një herë lidhjen e veçantë mes tyre.
Gamze, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, e ka shoqëruar urimin me fjalë të përzemërta, që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Hande Erçel ka lindur më 24 nëntor 1993 në Bandırma të Turqisë. Ajo ka studiuar Arte Tradicionale Turke në Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan. Përpara se të niste karrierën si aktore, në vitin 2012 mori pjesë në një konkurs bukurie në Azerbajxhan, ku u rendit në vendin e dytë.
Debutimin në aktrim e bëri në serialin “Güneşin Kızları”, në rolin e Selin Yılmaz Mertoğlu, ndërsa më pas u bë pjesë e shumë produksioneve të tjera që i siguruan sukses dhe popullaritet edhe përtej Turqisë./mxh
