Last Updated on 25/11/2026 by EL
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus është perspektiva evropiane e vendeve të rajonit dhe avancimi i procesit të integrimit.
Në prononcimin e tij për mediat në mbërritje në samit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë takim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për vendet kandidate, duke theksuar se ai krijon mundësinë për një diskutim të hapur mbi arritjet dhe sfidat e procesit të integrimit evropian.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, Bashkimi Evropian duhet të japë një sinjal të qartë politik për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i afruar më shumë me strukturat evropiane dhe duke u dhënë qytetarëve të tyre një mesazh konkret për të ardhmen.
“BE-ja duhet të ketë guximin të bëjë një hap të guximshëm përpara, duke sjellë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritë për secilin vend, por duke u dhënë një sinjal të fortë qytetarëve tanë dhe botës”, deklaroi Rama./et
