Bashkia e Durrësit ka dalë me një njoftim për qytetarët në lidhje me kushtet atmosferike që pritet të përfshijnë ditën e nesërme vendin.
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë. Në këto kushte, bashkia u bën thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme, për shkak se moti i keq mund të shkaktojnë problematika të ndryshme.
Njoftimi i bashkisë Durrës:
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e enjte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje shiu me intensitet të lartë.
Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë problematika të ndryshme, Bashkia e Durrësit i ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme.
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë, ndërsa strukturat e ndërmarrjeve vartëse, shërbimet e emergjencave dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren dhe të angazhuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë të mundshme emergjente. /et
