Last Updated on 25/11/2026 by Monika
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga tryeza ekonomike ka komentuar raportet e ardhura nga FMN-ja ose Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sipas Berishës, ato raporte shfaqin gjendjen e mjerueshme të ekonomisë së vendit, që vjen prej zhvlerësimit-dramë të euros.
Kryedemokrati mbështeti idetë dhe studimet e parafolësit, deputetit demokrat Enno Bozdo, që e etiketoi Shqipërinë si vendin më të keq në rajon nga ana e produktivitetit, duke theksuar se një punëtor punon në vend për vetëm 7 euro në orë.
Berisha shtoi se në kohën e tij situata mund të mos ketë qenë në nivelet e dëshiruara, mirëpo vendi gëzonte vende pune mjaftueshëm dhe ishte ngritur nga një vend që priste në radhë për qumësht, në një vend që prodhonte vetë, duke cilësuar rritjen e industrisë gjatë kohës së qeverisjes së tij.
“Pavarësisht se eksportet nuk kanë qenë në nivelet që dëshironim, ato punësonin dhjetëra mijëra fermerë, të cilët mblidhnin çdo gjë të eksportueshme, nga bimët deri te gurët e kromit apo bakrit, që tani janë zhvlerësuar për shkak të kontejnerëve të çunave që hyjnë e shkatërrojnë tregun si një fuqi natyrore e verbër.
Nuk kam lexuar raporte e FMN-së që citoi Enno, ku shprehet se euro është zhvlerësuar me 48% dhe në tjetrin që leku është zhvlerësuar 33%.
Siç theksoi edhe Enno, gjendja është katastrofike”, deklaroi Berisha./Mxh
