Last Updated on 25/11/2026 by EL
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha se vendi i tij synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda këtij viti.
“Shpresojmë të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti. Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Është një sinjal pozitiv për vendet e tjera kandidate”, tha Millatoviç./et
