Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League, teksa do të presë skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.
Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, kampionët e Shqipërisë rikthehen në fushën e lojës për një tjetër përballje europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet.
Kampionët e Shqipërisë e nisën aventurën europiane me dy barazime radhazi, por në raundin e tretë pësuan humbjen 2-0 ndaj Universitatea Craiova.
Kjo do të jetë përballja e parë në historinë e kompeticioneve europiane mes një skuadre shqiptare dhe një ekipi nga Gjibraltari./mxh
