Florian Virtzi, ylli i Liverpulit, duket se mbetet një temë diskutimi te Bajerni, të paktën në rrethin e lojtarëve të skuadrës. I pyetur se cilin futbollist do të dëshironte të shihte te bavarezët, Xhonatan Tah nuk hezitoi aspak me përgjigjen e tij.
“Flo Virtzi”, u shpreh ai. Për Tahun, një ribashkim në Mynih me ish shokun e skuadrës te Leverkuseni dhe aktualisht bashkëlojtarin e tij në kombëtaren gjermane do të ishte një dëshirë e veçantë.
Mbrojtësi e justifikoi zgjedhjen e tij jo vetëm me aftësitë sportive të futbollistit, por edhe me lidhjen personale mes tyre.
“Para së gjithash, ai është një mik i mirë i imi. E di se çfarë cilësish ka në fushë dhe çfarë mund t’i sjell një skuadre. Prandaj, ai do të ishte padyshim zgjedhja e duhur”, shpjegoi futbollisti i Bajernit./mxh
