Prokuroria Themelore Publike në Beograd ka caktuar masën e ndalimit për pronarin dhe redaktorin e medias Informer, Dragan Vuçiqeviç, i cili u arrestua nën dyshimin për shkaktim paniku dhe trazirash, si dhe pengim të drejtësisë. Ai pritet të merret në pyetje të enjten, më 26 nëntor.
Ndërkohë, zëvendëskryeredaktori i Informer-it, Dejan Vukelliç, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij, duke deklaruar se nuk ka arsye që Vuçiqeviç të mos mbrohet në liri dhe të paraqitet në gjykatë. Sipas Vukelliçit, ndalimi i tij lidhet me kufizimin e lirisë së shprehjes.
Edhe djali i tij, deputeti i Partisë Progresiste Serbe ose SNS, Vukashin Vuçicevic, e cilësoi arrestimin si persekutim të pastër politik./k.m
