Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit dhe zjarrit që përfshiu një kamion që transportonte bombola gazi në një unazë rrugore të Kajros, në Egjipt.
Ngjarja ndodhi në orët e pikut, në zonën Al Warraq, në një segment të unazës rrugore që kalon mbi një tunel, jo shumë larg qendrës së qytetit.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë përmasat e zjarrit, i cili përfshiu disa automjete që ndodheshin në rrugë në momentin e shpërthimit.
Në vendngjarje u angazhuan 39 ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve dhe për t’i transportuar ata drejt spitaleve.
Ndërkohë, ekipet e mbrojtjes civile arritën të vinin nën kontroll flakët./mxh
