Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Tirana do të mirëpresë sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim Drejt Europës së bashku’, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një foto përmes së cilës ndan një mesazh për samitin e Planit të Rritjes (Groëwh Plan), që po zhvillohet në Tiranë.
“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.
Siç kemi raportuar, aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pritet të mblidhen liderët e vendeve të rajonit, të cilët do të diskutpjnë për përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.
Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Samiti do të nisë në orën 10:00 me mbërritjen e liderëve dhe do të përmbyllet në orën 12:30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane Marta Kos.
AXHENDA
10.00 – Mbërritja/ Doorstep
10:30-10:50 – Fjalët hyrëse të samitit
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
12:15 – Foto e përbashkët e liderëve
12:30 – Konferenca e përbashkët për shtyp
• Kryeministri Edi Rama
• Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Ky samit vjen dy ditë pas takimit të udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi mundësinë e disbursimit të një kësti të ri financiar për tri vende të rajonit.
