Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka komentuar dhunën në protestën e një dite më parë në kryeqytet.
Spaho është shprehur se të gjithë duhët të dënojnë dhunën që kryhet ndaj protestuesve që nuk duan ta shohin Tiranën e djegur apo dhunën ndaj policëve.
Nga ana tjetër, Spaho ka shogjetuar dhe opozitën duke thënë se nuk merret pushteti me dhunë.
“Sa mirë!
Shoqatat e gazetarëve dhe medias dënojnë dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të tyre gazetarë e operatorë. Shumë mirë bëni!
Solidariteti në këto kohë të vështira është i nevojshëm. Edhe ne jemi me ju!
Po për dhunën që ushtrohet ndaj ne qytetarëve, që jemi edhe mbështetësit tuaj, a do e ngrejë ndokush zërin?
Jo për ata që hiqen si qytetarë e ushtrojnë dhunë e më pas bëjnë si fakirë sikur ju kanë rënë më qafë. Që qaraviten në komisariatet e policisë. Ata janë horra, banditë dhe huliganë.
Për ata bëni gabim që protestoni. Protestoni për ne që jemi shumica në vend dhe ndjejmë neveri kur e djegin Tiranën?
A do protestoni ju kundër atyre që shkatërrojnë pronën, djegin institucionet dhe synojnë ta çojnë vendin në përplasje civile?
Ju shoqatat e medias do thoni ndonjë fjalë për policin që mori flakë nga molotovi i protestuesve ” engjëj e paqësore” që i bëjnë thirrje njeri tjetrit që të djegim ndonjë polic?
Sepse edhe ai bir nëne është! Nëse gazetarët u goditën me ujë apo mjete të tjera të dhunës, këtë policin e varfër për pak e përpinë flakët dhe mund të shkonte në botën tjetër? Dhe nuk është rasti i parë!
Po për ata me maska që fshihen si lepuj, që hedhin gurin e fshehin dorën do thoni ndonjë fjalë?
Sepse në parim edhe ne edhe ju e dënojmë dhunën.
Por ka ca forca që hiqen demokratike dhe jetojnë me dhunë. I gënjen mendja që atë që nuk e arrijnë dot me zgjedhje do e imponojnë me zgjidhje politike nëpërmjet dhunës. Për ta do thoni ndonjë fjalë?
Pika që nuk ju bie atyre! Ende nuk kanë mësuar që me dhunë nuk shkon dot as te porta e oborrit tënd, le më të marrësh pushtetin”, shkruan Spaho./Mxh
