Last Updated on 29/11/2026 by Monika
Nga njësitë e vetëqeverisjes vendore nuk janë raportuar situata emergjente në territorin e administruar prej tyre.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në disa akse rrugore, ndërsa në zonat e larta ka pasur reshje dëbore.
Në aksin Boboshticë–Dardhë, reshjet e dëborës vijojnë edhe këtë mëngjes. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Në Qafë Bigëll, në aksin Zemblak–Goricë, ka pasur gjithashtu reshje dëbore.
Në akset e tjera nuk raportohen probleme me qarkullimin e mjeteve.
Dispeçeria Rajonale e OSHEE-së Korçë raporton se, për shkak të një defekti në Fiderin 11 Pirg, NST Petrushë, janë pa energji elektrike kabinat Pirg 3 dhe Zotilan, duke prekur rreth 150 abonentë ruralë. Ekipet janë në terren dhe në gatishmëri për riparimin e defektit.
Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune./Mxh
