Last Updated on 06/09/2025 by adminfjala
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24 ka deklaruar se fakti që jemi ende në pritje të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, tregon një distancim të ndërkombëtarëve nga Edi Rama.
Boçi shprehet se ka një qëndrim në distancë të SHBA-ve, që reflekton ndarjen mes njohjes së rezultateve dhe veprimeve diplomatike ndaj qeverisë.
Sa i përket aksionit të shumëpërfolur opozitar në këtë fillim shtatori, Luçiano Boçi u shpreh se pjesëmarrjen në Parlament e vendosin strukturat.
“Ka një qëndrim në distancë të SHBA-ve, që reflekton ndarje mes njohjes së rezultateve dhe veprimeve diplomatike ndaj qeverisë,” shtoi Boçi.
Ai theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të jetë vendimtare dhe do të zhvillohet së shpejti, duke u bazuar në situatën e jashtëzakonshme të denoncimeve të kryedemokratit Sali Berisha dhe raportin e dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare.
“Një pajtim i plotë me Parlamentin do të ishte si një pranueshmëri e rezultatit zgjedhor, ndaj ne do të përcaktojmë një linjë të qartë në betejën tonë, pavarësisht nëse hyjmë apo jo në Parlament.”-tha nënkryetari i PD-së. m.p.
