Një vit pas vdekjes së parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi, familja e tij ka organizuar një mbrëmje të veçantë kushtuar kujtimit të tij dhe veprës artistike.
Njoftimin e ka dhënë bashkëshortja e tij, Selvije Jao, përmes një postimi në rrjete sociale me të dhënat e mbrëmjes. Postimi është shoqëruar dhe me disa fjalë të ndjera nga ana e saj, duke vënë theksin tek djali i tyre, Roelin dhe sa donte që i vogli të rritej me të dy prindërit krah tij.
“Roeli po rritet, po zbulon botën, po mëson gjëra të reja… dhe në çdo hap të tij do të doja të ishe aty për ta parë. Do të doja të dëgjoje zërin e tij, të qeshje me të dhe të përjetoje çdo moment që koha nuk na la ta jetonim së bashku. Unë do të jem gjithmonë aty për t’i treguar për ty, për muzikën tënde, për buzëqeshjen tënde dhe për dashurinë që kishe për të”, shkruan ajo.
“Më 29 nëntor do të mblidhemi për të kujtuar jetën dhe veprën tënde, por mbi të gjitha për njeriun që le pas në zemrat tona”, përfundon ajo, shoqëruar me një zemër të thyer.
Kujtojmë se këngëtari ndërroi jetë më 26 nëntor 2025 në Itali, në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.
Si një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi la pas një karrierë të gjatë me projekte të suksesshme dhe hite që u kënduar nga disa breza.
“Valle kosovare” është një prej këtyre hitevce, e cila ka qenë prej vitesh pjesë e pandashme e gëzimeve shqiptare, ashtu sikurse vazhdon të jetë ende./mxh
